Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në mbledhjen e këshillit drejtues të kësaj partie duke folur për vitin që po e lëmë pas ka përmendur dy palë zgjedhjet që janë mbajtur në vend, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se pavarësisht që këto zgjedhje dëshmuan që qytetarët e Kosovës nuk e kanë braktisur PDK-në, nevojitet angazhim më i madh dhe më konkret sidomos i kuadrove më të larta të PDK-së.
“A kemi mundur të bëjmë më shumë dhe më mirë, gjithsesi që po prej kryetarit e rend . Po flas për një nevojë të angazhimit më të madh dhe më konkret veçanërisht të kuadrove më të larta të PDK-së dhe sidomos në mes të 22 tetorit dhe 19 nëntorit”, ka thënë ai.
Veseli, ka thënë se viti 2017 nuk ishte vit i lehtë , gjatë vitit kishte edhe sfida.
“Padyshim që sfida kryesore ishin dy palë zgjedhjet e mbajtura brenda një kohe shumë të shkurtë”, ka pohuar Veseli.
Kryetari i PDK-së, Veseli po ashtu ka deklaruar se duhet të punohet për të ndaluar rrënimin e brendshëm i cili po mundohet të instalohet në Kosovë.
“Duhet shumë punë për të ndalur rrënimin e brendshëm që skeptikët po mundohen ta instalojnë në Kosovë duke parë çdo gjë dhe çdo herë zi e ma zi. Duhet shumë suksese dhe vendosmëri për të neutralizuar edhe influencat frenuese dhe minuese të shtetit tonë që vijnë nga Serbia dhe Rusia. Ky është edhe misioni ynë si parti”, ka shtuar ai.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...