Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar ushtrimin fushor në poligonin taktik në Cerrnushë të Mitrovicës, me municion real dhe me këtë rast ka bërë validimin e dy skuadrave të Kompanisë B.
“Gjatë realizimit të këtij ushtrimi dyjavor, ushtarakët tanë janë aftësuar në qitje me zjarr preciz, kontroll dhe komandë të zjarrit në nivel individual, stërvitje të ekipit për manovrim me zjarr real, si dhe stërvitje të skuadrave me zjarr shkollor dhe atë real”, ka thënë Mehaj përmes një postimi në Facebook.
Ushtrimi u realizua në kuadër të planit të trajnimeve për vitin 2023 me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale, si dhe validimin e njësive të këmbësorisë./arbresh.info/
Abdixhiku reagon për vdekjen e tre kosovarëve në Austri: Dhi...
Kush është Esmail Khatib, zyrtari tjetër iranian që Izraeli ...
Konjufca ngushëllon familjet e tre kosovarëve që humbën jetë...
Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi,...
Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të...
Alban Dragusha emërohet trajner i ri i FC Prishtinës