Në njërën prej pikave më të frekuentuara të kryeqytetit, atë te rrethi i flamurit afër mbikalimit, qytetarët po zgjedhin të kalojnë rrugën në vendin ku është e ndaluar, ani pse pak metra nga aty, e kanë vendkalimin për këmbësorë.
Madje, disa prej tyre, përveç vetes i rrezikojnë edhe fëmijët e tyre. E njësoj veprojnë edhe të moshuarit.
Por disa qytetarë kërkojnë ashpërsim të masave për të gjithë ata që shkelin rregullat e trafikut, qofshin ata edhe këmbësorët.
“Jo vend e pa vend nuk kalohet rruga kurrsesi, sepse i bën dëm vetit së pari por edhe tjetrit. Për atë pastaj bëhen ndeshjet e pastaj po vdesin, të gjitha të këqijat po bëhen sepse nuk ka dinjitet, nuk ka kulturë, nuk ka vetëdije”, tha për RTK-në Ajete Berisha, qytetare.
E një banor tjetër i kryeqytetit, Gani Ramizi, tha se kalimi i rrugës në vendin ku është e ndaluar, e rrezikon jetën e secilit.
Edhe më i ashpër është shprehur Mehmet Makolli, një tjetër qytetar: “Vend e pa vend po kalojnë, le t’i shkelin. Për çka i kanë vendos vijat. Ata nuk kanë qenë budalla që i kanë vendos vijat ku bëhet kalimi”, tha ai.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2023, 30 këmbësorë kanë humbur jetën, ndërsa 33 në vitin 2022.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”