Gazetari dhe opinionisti, Adriatik Kelmendi, ka theksuar se mesazhi i ambasadave të vendeve mike të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka qenë i qartë.
Kelmendi në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka theksuar se ka një dyfytyrësi të atyre që deri dje e kanë shtyrë përpara me çdo kusht funskionalizimin e Speciales, e të cilët sot, sipas tij, po kërkojnë shfuqizimin e saj.
“Të njëjtit deputetë kur i ballfaqojnë me faktin se a po i dëgjojnë deklaratat e ambasadorëve në Prishtinë, thonë se ata nuk do të bëjnë veprime që bien ndesh me përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britanisë në Kosovë, ndërsa në anën tjetër veprojnë ndryshe”, ka shtuar Kelmendi.
Sipas tij, pikërisht individët që po i shtyjnë të tjerët që të marrin këso iniciativa, neve po na vënë si shtet jo serioz para ndërkombëtarëve.
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...