Gazetari Adriatik Kelmendi i ka dalë në mbështetje iniciativës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, për zhbllokimin e demarkacionit dhe arritjen e liberalizimit të vizave.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, autori i emisionit “Rubikon” të KTV’së ka thënë se shefi i Nismës Socialdemokrate po vazhdon të dëshmohet si një “ndër politikanët me rezonin më të lartë politik në vend”.
Ai ka bërë thirrje që të mbështetet Limaj për demarkacionin nga të gjithë, pas idesë së tij që qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi të zotoheshin për shqyrtimin në të ardhmen të lëshimeve eventuale në marrëveshjen për demarkacion.
Shkrimi i plotë i Kelmendit:
Duhet pranuar se Fatmir Limaj shpesh ka dale te jete nder politikanet me rezonin me te larte politike ne vend.
Te tille e shoh edhe nisiativen e tij per zhbllokimin e demarkacionit dhe arritjen e liberalizimit te vizave.
Ai sonte ne Rubikon prezantoi idene qe te dyja qeverite, e Kosoves dhe e Malit te Zi, te japin zotime qe te shqyrtohen ne te ardhmen leshimet eventuale ne marreveshjen per demarkacion dhe kjo te mundesoje qe edhe Kuvendi i Kosoves ta ratifikoje marreveshjen.
Me kete veprim askujt nuk do t’i mbetej merak se diçka eshte gabuar, e as deputeteve, meqe çfaredo gabimi do te mund te permiresohej.
Por me kete hap do te arrihej nje fitore e madhe, Kosova tregon se eshte shtet serioz dhe i ka te qarta obligimet nderkombetare, se Kosova di te kujdeset per veten dhe se Kosova permbushe kriteret e BE-se edhe per liberalizim vizash edhe si vend aspirues anetar.
Lideret duhet te marrin vendime dhe jo te gjejne arsyetime.
Do mbeshtetur fuqishem Limajn ne kete nisiative progresive.
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...