Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Asistenten Ekzekutive të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Verior të Ilionis, Meghan Morrisey, e cila ishte e shoqëruar nga Këshilltari Rezident Ligjor në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Erin Cox dhe Zyrtari i Lartë Ligjor në OPDAT, Etrur Maloku.
Gjatë këtij takimi, U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Morrisey kanë diskutuar për menaxhimin dhe performancën në sistemin prokurorial, për përparësitë dhe mangësitë, si dhe për sfidat dhe rekomandimet të cilat synojnë ta avancojnë punën e këtij sistemi, përcjell Arbresh.info.
Në këtë drejtim, Morrisey do të ndajë përvojat dhe eksperiencën e vet me bartësit e sistemit prokurorial ku do të mbajë një trajnim që ka të bëjë më shkathtësitë në lidershipin.
“U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka falënderuar Asistenten Ekzekutive të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për qarkun Verior të Ilionis, znj. Meghan Morrisey, për vizitën në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, me ç’rast ka vlerësuar lartë ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë për institucionin e Prokurorit të Shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...