Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem, pasi Izraeli e njohu Kosovën si shtet.
Ai ka thënë se Kosova është dashur që të solidarizohet me popullin palestinez, meqë siç është shprehur, populli ynë dhe ai palestinez kane përjetuar histori të përbashkët të persekutimit.
“Nuk kam reaguar në lidhje me njohjen, por për atë që Kosova ta bëjë ambasadën në Jerusalem”.
“Kam reaguar konkretisht lidhur me vendimin e Qeverisë që ta hapë ambasadën në Jerusalem, për çka mendoj se aktualisht Kosova nuk është në situatë të tillë politike e ndërkombëtare që ta merr një vendim kaq të nxituar”.
“E di që një vendim i tillë është marr në Uashington dhe ndoshta është kërkuar nga aleati ynë – SHBA, por ndonjëherë duhet të kërkojnë mirëkuptim së paku për një afat më të gjatë deri sa Izraeli ta zgjidhë problemin me Palestinën”.
“Për ne si popull janë disa pika pak të papranueshme. Populli i Kosovës dhe ai i Palestinës e kanë kaluar një histori të përbashkët jo të mirë të persekutimit dhe vrasjeve. Kanë qenë viktimë e dy regjimeve. Kritikat e mia i kam adresuar në raport me regjimet dhe jo me popujt. Pra, popujt tanë kanë qenë viktimë e dy regjimeve”.
“Populli i Kosovës dhe ai palestinez e gëzojnë një kulturë me shumicë myslimane, dhe kështu Kosova e ka përjetuar të njëjtën histori si Palestina, dhe kjo është si thikë pas shpinë nga ana jonë”.
“Nëse Kosova dhe Serbia e kanë zgjedhur integrimin në Bashkimin Evropian, atëherë duhet ta zgjedhin rrugën e BE-së, se me hapjen e ambasadës në Jerusalem Kosova po del kundër Kombeve të Bashkuara”.
“Është për keqardhje që Qeveria e tanishme po e ndjek rrugën e njëjtë nga PDK-ja kur ishte në krye me Thaçin, ngase në takime po shkon si palë inferiore thua se Kosova ka bërë gjenocid me Serbinë dhe jo si viktimë”.
“Ka shkuar gjithmonë me inferioritet duke pranuar çdo gjë. Vuçiqi ka thënë se pala kosovare ka qenë e gatshme të pranojë çdo gjë, vetëm që ta njohë Serbia”.
“Politika kosovare është dashur të zhvillojë politika të tilla që t’i tregojmë edhe amerikanëve dhe evropianeve që mos të kërkojnë që të bëhemi pjesë e zullumit”.
“Më e rëndë është nga Vetëvendosje, kur pa e pyet askush këtë parti dhe pa asnjë arsye del dhe thotë se ne nuk jemi vend islamik. Askush s’e ka përmendur këtë. Donald Trump na tha ‘jeni vend me shumicë myslimane’. Pse ka nevojë VV të reagojë vetëm për të paraqitur të kundërtën e asaj që është paraqitur në Uashington”.
“Kosova nuk duhet të ndërtohet në baza të servilizmit dhe inferioritetit. Duhet ta ndërtojë një politikë të sinqertë dhe të shëndoshë”, deklaroi Kelmendi.
“Problemi i Palestinës dhe shumë vendeve në lindjen e mesme është se udhëheqësit e tyre nuk përfaqësojnë interesant e popullit”, tha ai, duke arsyetuar faktin që Palestina nuk e ka njohur Kosovën si shtet.
I intervistuar në “Edicioni Special” në Klan Kosova, udhëheqësi i partisë Fjala e kritikoi politikën e vendit tonë edhe në lidhje me vendimet për mbulesat e vajzave dhe vijueshmërinë e tyre në shkollë.
“Në vitin 2010, ish ministri i PDK-së, Enver Hoxha, e ka nxjerrë një udhëzim administrativ që i ka ndaluar shumë vajzave me mbulesë të shkojnë në shkollë, ndërsa kur vinte fushata zgjedhore këta thoshin ‘ne vajzat nuk po i lëmë që të shkojnë në shkollë sepse s’po na lejon Amerika’, pra këta kanë mbjellë urrejtje në popullatë, në gjeneratat e reja”.
Dëmshpërblim milionësh për tre ish të burgosur në Abu Ghraib
Sulme ajrore në Gazë dhe Liban, SHBA nuk do të ndërpresë ndi...
Videoja e Xuxit shkakton tensione të ashpra mes Gjestit dhe ...
Irani thotë se “ende ekzistojnë” kanale të komunikimit me SH...
Momenti viral, kryeministrin e Japonisë e zë gjumi gjatë riz...
Kërkesat për azil rriten pas liberalizimit të vizave