Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me prokurorin përgjegjës të Zyrës për Rikthimin e Aseteve, Bahri Hyseni, kanë pritur në takim zëvendëspresidenten e Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë (BKA), Martina Link, me bashkëpunëtorë.
Në një njoftim për medie bëhet e ditur se takimi u përqendrua në çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët, siç janë avancimi i komunikimit dhe bashkërendimit ndërmjet zyrave për Rikthimin e Aseteve të të dyja shteteve, diskutimi mbi sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të fituara me aktivitete kriminale, mbrojtjen e viktimave të krimit, si dhe çështje të tjera me rëndësi.
Link vlerësoi institucionin e Prokurorit të Shtetit si një partner të besueshëm në trajtimin e çështjeve ligjore.
“U.d. së kryeprokurorit, Kelmendi, dhe prokurori Hyseni falënderuan zëvendëspresidenten e Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë, Martina Link, për vizitën dhe shprehën gatishmërinë e tyre institucionale për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Policinë Gjermane edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar