Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela ka qenë këtë të martë mysafir i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme nga Shqipëria, sipas Prokurorisë së Shtetit është njoftuar për funksionimin e sistemit prokurorial, e në veçanti për funksionimin e Prokurorit të Shtetit, për strukturën organizative, për kompetencat e prokurorive, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në realizimin e misionit për sundim të ligjit.
“Gjatë këtij takimi u riafirmua angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja shtetet, si dhe u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.
Palët janë pajtuar se forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet dy prokurorive në fushën e drejtësisë penale është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe trajtimin e çështjeve me interes të ndërsjellë.
“Pjesë e delegacionit të Republikës së Shqipërisë përveç Prokurorit të Përgjithshëm ishin edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Arens Çela, drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, Adnan Xholi, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Elion Mustafaj, këshilltarja në Prokurorinë e Përgjithshme, Rozeta Tase, si dhe koordinatorja për Media në SPAK, Ada Heqimi”.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...