Afaristi Ramiz Kelmendi, i cili kohëve të fundit aderoi në PDK pasi u largua nga LDK’ja, sonte është i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, ka thënë se Kadri Veseli i ka bërë një ofertë e cila do të publikohet një ditë pas zgjedhjeve.
“Kadri Veseli më ka bërë një ofertë, e cila do të bëhet publike me 7 tetor”, është theksoi Kelmendi.
Ai u shpreh i bindur PDK do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.
“Jam i bindur se Kadri Veseli do të fitojë në zgjedhje dhe do të përfundoj kryeministër i vendit, sepse qeveria e tij nuk do të jetë avangardë e korrupsionit”, shprehet Kelmendi.
Gjithashtu Kelmendi sqaroi se aktualisht nuk është në politikë por vetëm në mbështetje të Veselit.
“Nuk jam në politikë, aktualisht jam në mbështetje të Veselit dhe punës së tij”, tha biznesmeni Klemendi.
“Kjo është një mbështetje që unë i ofroi Veselit dhe kjo nuk do të thotë që unë do të jem pjesë e qeverisë”, shtoi Kelmendi.
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...