Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar rekomandime nga Komiteti Teknik për Energji, ku kryesori sipas tyre është shfrytëzimi i 7 milionë eurove nga subvencioni i qeverisë për import të energjisë elektrike.
Sipas KEK-ut, ky rekomandim ka ardhur për të mbuluar kërkesën vendore, me qëllim të furnizimit të pandërprerë me energji elektrike dhe eliminimit të devijimeve.
“Aktualisht, KEK është duke punuar intensivisht me Ministrinë e Ekonomisë në finalizimin e marrëveshjes për jetësimin e rekomandimeve të Komitetit Teknikë të Energjisë”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se KEK-u po vazhdon të pranoj një sasi të caktuar të energjisë elektrike nga Korporata Elektro-energjetike Shqiptare.
“Kjo sasi po merret nga depozitimi që KEK-u kishte bërë për disa muaj në KESH dhe po vazhdon të depozitoj sa herë që KEK-u ka teprica. E gjithë kjo me qëllim furnizimit të konsumatorëve fundor dhe evitimin e reduktimeve. Në këtë drejtim, KEK deri më tani ka depozituar mbi 120.000 MWh, ndërsa gjatë 4 ditëve të fundit nga KESH-i kemi pranuar rreth 3,500 MWh”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. /arbresh.info/
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...