Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për punësimet e reja, ka dhënë një sqarim.
Nëpërmjet një deklarate sqaruese, KEK-u ka thënë se rezultatet janë publikuar për 128 pozita nga gjithsej 150 për sipas shpalljes publike. Ndërsa për 17 pozita KEK-u ka thënë se ende nuk janë të plotësuara dhe vazhdon procedura e rekrutimit.
“Pavarësisht faktit se KEK ka bërë përpjekje për të respektuar kriteret e shpalljes publike si dhe dispozitat ligjore të Ligjit të Punës në fuqi dhe detyrimeve ligjore të dala nga aktet nënligjore për çështjen e rekrutimit të punëmarrësve, KEK është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Në këtë njoftim thuhet se të gjithë ankesat do të shqyrtohen me kujdes të madh dhe do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit për çdo shkelje të mundshme në proces./arbresh.info/
lexo edhe:
Punësimet e militantëve në KEK, Haxhiu: Mund të jenë akuza të pabaza
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...
Ndalohet autobusi Turqi–Prishtinë, kapen fustane dhe vello t...
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...