Takimi ndërmjet KEK-ut dhe KRU “Prishtina” është një hap pozitiv drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy ndërmarrjeve publike të Kosovës.
Kështu është shprehur Korporata Energjetike e Kosovës, pas përfundimit të takimit mes këtyre dy institucioneve.
Vizita e Bekir Gërgurit dhe bashkëpunëtorëve të tij në KRU-Prishtina, e organizuar nga kryeshefi ekzekutiv, Arsim Fetahu, me zyrtare të lartë të këtij institucioni, ishte një mundësi për të ndarë përvoja dhe për të shqyrtuar mundësitë për një bashkëpunim më të ngushtë.
Gjatë takimit, për fokus ishin operimet dhe sfidat që përballen të dyja ndërmarrjet, si dhe objektivat që synojnë të arrijnë. Të dy krerët e ndërmarrjeve ranë dakord për krijimin e grupeve punuese që do të përgatisin një marrëveshje mirëkuptimi.
Kjo marrëveshje ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet KEK-ut dhe KRU-Prishtina, dy kompani që janë nën pronësinë e të njëjtit aksionar, Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për koordinimin e mëtejshëm në sektorët e energjisë elektrike dhe ujit, dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta dhe përmirësimin e efikasitetit në shërbime
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...