Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në bazë të Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), ka filluar furnizimin tuaj me energji elektrike që nga data 1 qershor 2025, për një periudhë të përkohshme prej 60 ditësh, që përfundon më 30 korrik 2025.
“Pas kësaj date, nëse nuk keni lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE, do të mbeteni automatikisht pa furnizim me energji elektrike, pasi KEK nuk do të ketë më kompetencë për furnizim në cilësinë e FMF-së”, njofton KEK.
KEK, në njoftimin e saj tregon çfarë të bëjnë bizneset.
“Çfarë duhet të bëni? Kontaktoni një furnizues të licencuar nga ZRRE sa më parë. Nënshkruani një marrëveshje komerciale për furnizim afatgjatë. Siguroni vazhdimësinë e furnizimit tuaj pas datës 30.07.2025”, thuhet në njoftim.
Bizneset dhe komuniteti i saj në Kosovë qëndrojnë fuqishëm prapa deklarimeve të tyre se procesi i liberalizimit është shoqëruar me një sërë shkeljesh procedurale dhe substanciale, të cilat janë evidentuar edhe nga institucionet evropiane.
Bizneset e Kosovës kishin organizuar protesta kundër vendimit të ZRrE, pasi sipas përfaqësuesve të bizneseve një veprim i tillë do të krijonte një ekonomi të rënduar në Kosovë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...