KEDS-i ka thënë se shkaku i erërave të forta gjatë tri ditëve të fundit, janë dëmtuar shtylla elektrike dhe përçues elektrik.
Sipas njoftimit, kjo thuhet se është arsyeja që një numër i konsumatorëve kanë mbetur pa rrymë. Sipas KEDS-it rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova e Prizreni, shkruan Arbresh.info.
“Përgjatë tri ditëve të fundit, vendi ynë ka qenë i prekur nga erëra të forta, të cilat do të vazhdojnë ende. Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë, çka ka lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni. Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë me intensitet të shtuar për t’ua rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike konsumatorëve të prekur, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it në Facebook./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...