Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka nisur një projekt të ri, në Sllatinë të Vushtrrisë.
KEDS ka njoftuar se aty do të vendosen afër 60 shtylla të reja të betonit.
“Në Sllatinë të Vushtrrisë, ekipet e Mirëmbajtjes të KEDS-it janë në vlugun e punës. Atje ka nisur një projekt i ri dhe po punohet në rrjetin e tensionit të mesëm dhe atë të ulët. Aty, KEDS po vendos afër 60 shtylla të reja të betonit dhe po shtrin rreth 3,000 metra rrjet elektrik. Projekti pritet të përfundojë brenda muaji”, thuhet në njoftimin nga KEDS.
Tutje thuhet se pas kryerjes së punimeve, konsumatorët e asaj ane do të kenë tension stabil të energjisë elektrike, sikurse shërbime më të sigurta dhe më të avancuara.
Me lëshimin në punë të rrjetit të ri, i vjetri do të largohet nga aty./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...