KEDS ka njoftuar se ka filluar zbatimin e një projekti të rëndësishëm për ndërrimin e njehsorëve elektrikë – mekanikë dhe digjitalë , për konsumatorët shtëpiakë në gjithë Kosovën.
Sipas KEDS-it, ky proces përfshin ndërrimin e 100 mijë njehsorëve gjatë këtij viti dhe po realizohet nga një kontraktor përmes 30 ekipeve të autorizuara , të cilat po ndërrojnë rreth 600 njehsorë në ditë.
“KEDS-i kërkon mirëkuptim nga konsumatorët që të mos i pengojnë këto ekipe gjatë punës. Në rast kundërshtimi, KEDS-i ka një marrëveshje me Policinë e Kosovës për intervenim në raste të tilla”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...