Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se një numri të konsiderueshëm të konsumatorëve u është ndalur rryma në pjesë të vendit, veçanërish në rajonin e Anamoravës, për shkak të reshjeve të shiut e breshërit.
KEDS tha se ekipet e tyre janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për ta rikthyer energjinë elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Reshje të mëdha shiu e bresheri dhe erëra të fuqishme kanë përfshirë pasditen e të hënës Kosovën, veçanërisht rajonin e Anamoravës, por edhe pjesë tjera të vendit. Gjilani dhe rrethina janë më të prekurat, ku për shkak të motit të keq janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për një numër të konisderueshëm të konsumatorëve. Ekipet e KEDS janë të mobilizuara maksimalisht dhe ndodhen në terren duke punuar pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.
“Rajonet e Pejës, Ferizajt dhe Prizrenit janë më pak të prekura. Ekipet tona janë në terren duke intervenuar edhe atje”, shton KEDS-i.
KEDS-i i ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin në këto kushte atmosferike të vështira.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...