KEDS nëpërmjet një komunikate për media njofton se moti i ligë, i përcjellë me reshje bore dhe erëra të forta ka shkaktuar një varg prishjesh anekënd territorit të vendit.
Siç thuhet në komunikatë pjesa më e prekur është rajoni i Pejës dhe Gjakovës, ku ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur. Por, gjendja është e rënduar edhe në zonat tjera.
KEDS ka angazhuar ekipe shtesë dhe ato janë të mobilizuara në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishjet të evitohen sa më shpejtë dhe konsumatorëve tu kthehet energjia elektrike aty ku mungon.
“Por, përkundër përpjekjeje dhe mobilizimit maksimal, kushtet atmosferike po e bëjnë të vështirë operimin normal te rrjetit, kur dihet se edhe gjendja e trashëguar e rrjetit është mjaft e rënduar”, thuhet në komunikatën dërguar nga zëdhënësi Viktor Buzhala.
Në këto rrethana KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe bën thirrje që të lajmërojnë ekipet në rastet ku kërkohet angazhim.
“Njëkohësisht, kur këto ditë kemi një konsum rekord që është pare ndonjëherë, u bëjmë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mjete alternative për ngrohje sepse edhe konsumi Iistërngarkuar e vështirëson funksionimin normal të rrjetit, sidomos në ato pjesë ku KEDS nuk ka arritur ende të shtrijë investimet”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...