KEDS-i përmes një kumtese, njofton se në disa pjesë të vendit, sidomos pjesën perëndimore janë duke fryrë erëra të fuqishme, dhe si pasojë janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i prishjeve, veçanërisht në rajonin e Pejës.
Sipas KEDS-it, disa prishje janë edhe në rajonet e Prizrenit, Mitrovicës e Gjakovës.
“Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues (tela) të këputur”, thuhet në njoftim.
Në kumtesë, thotë se dhjetëra ekipe të KEDS-it janë gjatë gjithë kohës në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishjet të sanohen në kohën më të shkurtër të mundshme.
“Për t’u evituar këto situata, KEDS-i po bën investime të fuqishme anekënd vendit, sikurse ka bërë mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetit. Por, dihet se rrjeti i trashëguar ishte në gjendje mjaft të rëndë që e bën të pamundur të ndërrohet komplet për një kohë kaq të shkurtër. Në këto rrethana kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve”, thuhet në kumtesë.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...