Mosrregullimi i daljeve nëntokësore në fshatin Sllovi dhe Konjuh, KEDS-i ka fajësuar komunën e Lipjanit ku përmes një njoftimi ka thënë se për shkak të moslejes nga komuna për të prerë asfaltin, diçka që është e domosdoshme për të rregulluar daljet nëntokësore, nuk po mund të bëhet sanimi.
”Të dy daljet janë nëntokësore për çka nevojitet prerje e asfaltit për ti rregulluar. Fatkeqësisht, Komuna e Lipjanit nuk po jep leje që ato të sanohen, duke bërë që mbi 3 mijë konsumatorë të mbesin pa energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Kompania tha se është e gatshme të intervenojë dhe ti sanojë ato, në momentin që të merr lejet përkatëse.
“Daljet janë prishur nga mingarkesat. Fillimisht ishte prishur një pjesë e daljes së Konjuhit, para rreth një muaji. Komuna nga atëherë nuk ka dhënë leje për intervenim. Për të mos i lënë konsumatorët pa energji në pikun e dimrit, KEDS e kishte transferuar furnizimin e tyre në dy dalje tjera. Por, për shkak që komuna nuk dha leje kohë të gjatë, kjo ka bërë që të mbingarkohet edhe dalja e Sllovisë, duke u shkaktuar prishje edhe aty. Tash, komuna nuk po jep leje për asnjërën që të sanohet”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...
Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaq...
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...
Vuçiq: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ale...