KEDS deklarohet për prishjet e energjisë elektrike në Hajvali

13:22 | 24 Dhjetor 2020

Ka një javë që banorët e Hajvalisë po përballën me mungesën e rrymës.

Arbresh.info ka pranuar disa ankesa të qytetarëve të Hajvalisë.

E, Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se kjo ka ndodhë si pasojë e mbingarkesave dhe për ditë ka pasë mungesë e një faze dhe jo të energji elektrike

Po ashtu Buzhala ka thënë se problemi është sanuar.

“Si pasojë e mbingarkesave është krijuar për afro 2 ditë mungesë e një faze, pra jo mungesë e energjisë elektrike, por mungesë e një faze. Ne kemi intervenuar duke i ndërruar pajisjet dhe problem është evituar”, ka thënë Buzhala.

Ndryshe, banorët e lagjes së Hajvalisë thonë se janë të gjithë pagues të rregullt të energjisë elektrike./arbresh.info/

Skandaloze| Papërgjegjësia e KEDS, lë pa rrymë një javë banorët e Hajvalisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara