Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e ka mirëpritur diskolimin e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror drejt Kosovës, me qëllim të parandalimit së përshkallëzimit të situatës në Ballkan.
Me anë të një postimi në “X”, Kearns tha se mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundim të ligjit, shkruan Arbresh.info.
“Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit në Ballkan. Grant Shapps, Sekretari i ri i Mbrojtjes në Britani të Madhe konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it. Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenoni, mbroni dhe mbani përgjegjësi”, shkroi Kearns. /Arbresh.info
Important move towards deterrence in the Balkans as @grantshapps confirms deployment of the whole 1st Battalion of the Princess of Wales’s Royal Regiment to Kosovo under NATO/KFOR command.
Impunity breeds contempt for the rule of law & order: deter, protect and hold to account.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 1, 2023
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...