Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi ka propozuar rinumërimin e votave në kryeqytet, nëse diferenca ndërmjet Shpend Ahmetit të VV’së dhe Arban Abrashit të LDK’së në Prishtinë, edhe pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, rezulton të jetë më pak se 200 vota.
“Nëse edhe pas numërimit të votave me kusht dhe atyre nga diaspora diferenca ndërmjet të 2 kandidatëve është më pak se 200 vota – Prishtina duhet të shkojë në rinumërim”, ka shkruar Kelmendi në facebook.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ’së kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti është para kandidatit të LDK’së Arban Abrashi për vetëm 307 vota diferencë.
Ahmeti në balotazhin e së dielës në kryeqytet ka marrë 41 mijë e 403 vota, derisa Arban Abrashi 41 mijë e 96 vota.
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...