Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka ftuar partitë politike parlamentare të mobilizohen për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për fazën përmbyllëse të dialogut Kosovë-Serbi, transmeton “Zëri.info”.
Në njoftimin për media, KDI thotë se faza përmbyllëse e dialogut Kosovë-Serbi është duke vazhduar me mungesë të theksuar të transparencës dhe pa koordinim të spektrit politik.
“Duke qenë se Kuvendi është institucioni më i lartë ligjvënës, i cili në fund do të jetë përgjegjës për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare dypalëshe, KDI më 29 Maj 2018 bëri thirrje për një seancë të jashtëzakonshme në të cilët do të debatohej për platformën shtetërore rreth dialogut”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KDI-së.
KDI shpreh mbështetjen për nismën e ndërmarrë nga grupi parlamentar i PSD-së për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi dhe fton partitë politike parlamentare të mobilizohen për të mbledhë nënshkrimet e nevojshme për të ftuar këtë seancë.
Sipas KDI-së, deputetët e Kuvendit të Kosovës, si përfaqësues të vullnetit të popullit nuk mund të shmangen nga përgjegjësitë që lidhen me të ardhmen e procesit, ndërsa institucionet e tjera me veprimet e tyre nuk duhet të anashkalojnë rolin e Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm shtetëror.
“Platforma e shtetit të Kosovës duhet të përcaktohet në Kuvendin e Kosovës, duke i dhënë legjitimitet këtij procesi shtetëror përmes miratimit të një rezolute e cila do të përcaktojë edhe vijat e kuqe të Kosovës duke garantuar bashkërendim të institucioneve, gjithëpërfshirje, llogaridhënie dhe transparencë”, përfundon njoftimi. /Zëri/
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...