Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për rivendosjen e rendit kushtetues dhe institucional në vend.
Sipas KDI-së, Gjykata ka sqaruar kufijtë kushtetues të seancës konstituive, duke konstatuar se seancat e mbajtura pas 26 qershorit ishin në kundërshtim me vendimin e mëparshëm dhe se Kryesuesi kishte tejkaluar mandatin kushtetues.
“Ky vendim rikthen qartësinë kushtetuese mbi rolin dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve në këtë fazë të ndjeshme politike”, thuhet në reagim.
KDI i bën thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës, duke ftuar grupin më të madh parlamentar të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe të procedohet me votim të hapur.
Instituti gjithashtu u ka bërë thirrje subjekteve parlamentare dhe deputetëve që të veprojnë në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë e tyre kushtetuese, në mënyrë që Kuvendi të rikthehet në funksion pa vonesa, duke shmangur zvarritjet dhe kalkulimet politike.
Mbi 11 milionë euro investime, Vitia tregon transformimin e ...
Pensionohet koloneli i FSK-së Sefer Shyti, Maqedonci e dekor...
E trishtë/ Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë
FSK realizon Forumin e Nënoficerëve
Alba largohet përkohësisht nga Big Brother VIP Kosova, ndodh...
Balla: Sa herë Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqip...