Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për rivendosjen e rendit kushtetues dhe institucional në vend.
Sipas KDI-së, Gjykata ka sqaruar kufijtë kushtetues të seancës konstituive, duke konstatuar se seancat e mbajtura pas 26 qershorit ishin në kundërshtim me vendimin e mëparshëm dhe se Kryesuesi kishte tejkaluar mandatin kushtetues.
“Ky vendim rikthen qartësinë kushtetuese mbi rolin dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve në këtë fazë të ndjeshme politike”, thuhet në reagim.
KDI i bën thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës, duke ftuar grupin më të madh parlamentar të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe të procedohet me votim të hapur.
Instituti gjithashtu u ka bërë thirrje subjekteve parlamentare dhe deputetëve që të veprojnë në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë e tyre kushtetuese, në mënyrë që Kuvendi të rikthehet në funksion pa vonesa, duke shmangur zvarritjet dhe kalkulimet politike.
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme