Pas dështimit të votimit për Qeverinë në Kuvend më 26 tetor, procesi ka hyrë në ditët e fundit të fazës së dytë, siç përcaktohet me nenin 95.4 të Kushtetutës së Kosovës.
Në këtë periudhë, Presidentja e vendit ka pasur obligim që brenda afatit dhjetëditor – pra, deri nesër – të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, me qëllim të vlerësimit të gjasës reale për formimin e një shumice të re qeverisëse dhe shmangies së zgjedhjeve.
Kështu ka deklaruar KDI, e cila vlerëson se “për të siguruar integritet dhe besueshmëri të këtij procesi, është thelbësore që të gjitha hapat e Presidentes të jenë transparentë dhe arsyeshëm, duke përfshirë publikimin paraprak të kritereve mbizotëruese që do të udhëheqin vlerësimin e ‘gjasës më të madhe për formim të shumicës’, si dhe sqarimin e formës përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend”.
“Këto kritere janë garanci substanciale të paanshmërisë dhe respektimit të rendit kushtetues. Prandaj, transparenca lidhur me të njëjtat është e rëndësisë parësore për të ruajtur besimin publik në funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve”, u tha në reagimin e KDI-së.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...