Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Përsëritja e dyfishtë e raundit të parë, respektivisht dështimi i këtyre procedurave në mungesë të kuorumit të nevojshëm, sipas KDI-së është një zhvillim i paprecedentë në historinë politike të Kosovës.
“Kjo shpërfaqë mungesën e seriozitetit të subjekteve politike në formimin e institucioneve dhe përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme në vend, atë të zgjedhjes së Presidentit/es.
Kërkojmë nga subjektet politike që të përfshihen në konsultat të nevojshme, në funksion të arritjes së konsensusit për përmbylljen e kësaj procedure. Në një situatë të tillë pandemike, me probleme të shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët, zgjedhjet nuk duhet të shihen si opsion nga asnjë prej subjekteve politike”, thuhet në komunikatën e tyre./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...