Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përkrah të drejtën themelore të qytetarëve që përmes protestës paqësore të shprehin pakënaqësitë e tyre për çështje të caktuara politike dhe shoqërore, e që kanë për qëllim ndikimin e opinionit publik apo nxitjen e veprimeve të qeverisë.
E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është vlerë përmbajtjesore e një shoqërie tolerante dhe pluraliste, në të cilën grupet e ndryshme politike mund të bashkëjetojnë.
Në këtë frymë, bëjmë thirrje që protesta e paralajmëruar për nesër të jetë e qetë, kurse nga autoritetet shtetërore presim të vënë në dispozicion resurse të mjaftueshme për të lehtësuar mbarëvajtjen e saj.
Gjithashtu ju bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike, që përmes diskursit të tyre politik të mos provokojnë dhe nxisin akte të dhunës, por t’ju përmbahen rregullave të demokracisë dhe përmes shfrytëzimit të tyre të tentojnë të zgjidhin të gjitha mospajtimet.
Përpjekjet për t’u shmangur këtyre parimeve nga cilado palë, janë të dëmshme për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror dhe ndërtimin e një demokracie funksionale.
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës