Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Shtime e që gjetën vdekje katër persona.
Siç thuhet në njoftim, aksidenti ka ndodhur saktësisht tek vendi i qujatur “Porodime” dhe në aksident janë përfshirë tri vetura me targa vendore.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Më datën 22.02.2023 rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj – Shtime, tek vendi i quajtur ‘’Porodime’’ në hyrje të komunës së Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni me fatalitet. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore.
Për pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën :
– A. M ( M/K) , viti i lindjes 1984
– A. I ( M/K), viti i lindjes 1986
– M.B ( M/K) viti i lindjes 2000 dhe
– A. I ( M/K) viti i lindjes 2002
Ndërsa të lënduar janë :
– F.G ( M/K) dhe B.G ( F/K) të moshës madhore ( mosha e sakt deri më tani nuk dihet), të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjeksore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa në automjetin e tretë që ishin dy persona nuk raportohet për të lënduar.
Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet.
Në vendin e ngjarjes kanë dale ekipe të emergjencave dhe zjarrëfikësit.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Për informata tjera do të njoftoheni me kohë./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...