Katër persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje.
“Njësia e Hetimeve e stacionit policor-Deçan, në bashkëpunim me njësitë tjera punuese, pranë stacionit policor dhe në bashkëpunim me qytetarët e Deçanit, gjatë një pune të palodhshme dhe të vazhdueshme operative – hetimore në zbatueshmërinë e planeve operative, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një grup prej katër (4) personave të dyshuar që kanë kryer këto vjedhje”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.
“Të njëjtit gjatë intervistimit kanë pranuar se në bashkëveprim kanë kryer këto vjedhje të motor sharrave”.
“Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit dhe të gjitha veprimet në terren janë marrë në koordinim me të njëjtin”.
“Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër motor shara, një agregat dhe disa mjete teknike pune të ndërtimtarisë”.
“Veprat penale në total të zbuluara, e që dyshohet se janë kryer nga ky grup personash janë gjithsejtë njëmbëdhjetë (11)”.
“Këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda dhe vjedhje të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë”.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...