Stina e pranverës po ofron dhe me atë edhe gjendja alarmante gripit sezonal në Kosovë ka kaluar. Vetëm në javët e para të muajit mars ka pasur rënie të dukshme të të sëmurëve me influencën A. Kështu të paktën thonë drejtuesit e tri klinikave në QKUK.
Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramandani tha se deri më tani janë rreth 25 të trajtuar, ku katër prej tyre në gjendje më të rëndë.
“Këto dy javët e fundit, sidomos javën e fundit, të këtij muaji kemi një rënie të sëmundjes epidemike të gripit. Ne shpresojmë që javën që vjen ajo do të ulet, të kemi rënie të valës epidemike”, tha ai për RTK-në.
Rukije Mehmeti drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë ka thënë se “është shumë e rëndësishme sepse tek ne, ekziston ajo që kur sëmuret dikush të vrapojmë dhe ta vizitojmë në shtëpi. Mirëpo, është mirë që të mos ketë dyndje të njerëzve në kohën e virusit “.
Mësohet arsyeja pse Courtois u zëvendësua pas pjesës së parë
Lushtaku ngushëllon familjen Bajrami dhe familjet e tre vikt...
Mashtrime me avio-bileta dhe pastrim parash mbi 2 milionë eu...
Real Madridi, PSG e Arsenal bëjnë hapin e madh drejt çerekfi...
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale