Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur pasurinë e tij për vitin 2025, duke e deklaruar atë në formularin e publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK).
Në këtë deklarim, Abdixhiku ka paraqitur një listë të detajuar të pasurive të tij, që përfshijnë katër prona të paluajtshme, një veturë të markës Mercedes Benz, dhe aksione në një kompani.
Ai gjithashtu ka shpërndarë informacion për të ardhurat dhe detyrimet financiare.
Pasuritë e paluajtshme
Abdixhiku posedon katër prona të paluajtshme:
Një shtëpi prej 214 m², e blerë në vitin 2014 për 200 mijë euro, që është në pronësi të përbashkët.
Një shtëpi të trashëguar nga prindërit, me sipërfaqe 200 m² dhe vlerë 150 mijë euro.
Një parcelë toke prej 1500 m², të trashëguar nga gjyshërit, me vlerë 90 mijë euro.
Një banesë prej 174 m², e blerë në vitin 2023 për 260 mijë euro, e financuar me kredi dhe në pronësi të përbashkët me bashkëshorten.
Pasuritë e luajtshme dhe aksionet
Në pasuritë e luajtshme, Abdixhiku ka deklaruar një veturë Mercedes Benz të blerë në vitin 2019 për 25 mijë euro, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij. Përveç kësaj, bashkëshortja e tij mban 25% të aksioneve në kompaninë “Ampera Group”, me vlerë të deklaruar prej 2,500 euro.
Shikoni këtu deklarimin e plotë të pasurisë së Lumir Abdixhikut:
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X