Katër persona janë ndaluar nga policia dhe KFOR-i në fshatin Uglarë të Podujevës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 20 fishekë dhe një çantë të armës së gjatë, shkruan Arbresh.info.
Poashtu janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
“Fsh. Uglarë, Podujevë / 07.09.2025 – 22:10. Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet KFOR-it kanë ndaluar katër persona të dyshuar kosovarë, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 20-fishekë dhe një çantë të armës së gjatë. Në konsultim me prokurorin, janë bastisur edhe shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Të dyshuarit pas intervistimit dhe verifikimit në konsultim me prokuronin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër