Katër persona janë arrestuar pas kërcënimeve që i kanë bërë gjyqtarit në Departamentin e Krimeve, Beqir Kalludrës.
Rasti ka ndodhur në Pallatin e Drejtësisë ku katër persona kanë tentuar të pengojnë mbajtën e një seance gjyqësore.
Familjarët e të akuzuarit kanë tentuar që të hynë me dhunë në sallën e gjykimit ku mbahej shpallja e aktgjykimit të cilët kishin arritur me vonesë në Gjykatë, duke kërcënuar gjyqtarin e çështjes po ashtu edhe stafin e Policisë, me ç’rast Policia ka dhënë urdhra verbale për tu larguar masa nga salla, të cilët ishin mbi 15 persona.
Mirëpo pavarësisht përpjekjeve të Policisë për të qetësuar masën ,të njëjtit kanë filluar të sulmojnë policinë me qëllim të depërtimit të tyre në sallën ku bëhej shpallja e aktgjykimit.
Personat e arrestuar janë A.G 39 vjeç, A.G 41 vjeç, I.H 44 vjeç, ndërsa A.G, 49 vjeç është liruar në procedurë të rregullt.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu