Katër parti politike nuk kanë dërguar zëvendësues për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Vetëvendosje, Nisma, AAK janë në mesin e atyre që nuk kanë dërguar emrat për zëvendësim”.
Kështu kanë bërë të ditur nga Këshllli Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen që po vazhdon ende, raporton portali arbresh.info
Kujtojmë se janë 47 kandidatë për deputetë nga partitë e ndryshme të cilët kanë vendime të shkallës së prerë të dënimeve të ndryshme e të cilëve ju ndalohet të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Që nga orët e mesditës, KQZ është mbledhur për të vendosur rreth certifikimit të kandidatëve për deputetë të listave të partive politike, por që për shkak të vendimit të KGJK-së, ku thuhet se kandidatët që kanë dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit ju ndalohet të jenë pjesë e zgjedhjeve./arbresh.info/
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...