Menjëherë pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina kryetarët serbë të katër komunave në veri të Kosovës patën marrë vendim që t’i lëshonin pozitat e tyre. Por as tash kur po bëhen katër muaj prejse është marrë një vendim i tillë vlerësohet se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asnjë hap konkret që do të çonte drejt një zgjidhjeje, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Janë bërë gati katër muaj prejse katër komunat në veri të Kosovës, ajo e Mitrovicës së Veriut, e Leposaviqit, e Zubin Potokut dhe e Zveçanit, kanë mbetur pa zot shtëpie. Ndonëse kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje menjëherë pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe ende nuk është bërë një zgjidhje lidhur me këtë çështje.
Përkundrazi, muaj më parë Qeveria e Kosovës i pati konsideruar të papranueshme dorëheqjet në fjalë pasi në dokument-dorëheqjet e tyre kryetarët serbë të komunave veriore i ishin referuar Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohija”.
Duke u nisur nga këto, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se gjasat janë minimale që lidhur me këtë çështje të arrihet një zgjidhje. Kjo pasi sipas tyre institucionet e vendit nuk po duan e as nuk po kanë guxim që të bëjnë një zgjidhje ligjore në këtë drejtim. Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës thonë se kjo situatë dëshmon më së miri se sa pak kontroll kanë institucionet e vendit në veri të Kosovës. Ndërkohë, pas dorëheqjes kryetarët e katër komunave veriore patën paralajmëruar se do ta shkëpusnin çdo kontakt me Prishtinën zyrtare.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1