Katër fëmijë të prekur nga Covid-19 po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë.
Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë njoftuar për vizitën që ministri Rifat Latifi i ka bërë Klinikës Infektive dhe asaj të Pediatrisë në orët e mbrëmjes.
Sipas njoftimit Latifi ka përgëzuar punëtorët shëndetësor për punën dhe sakrificën e tyre.
Ai po ashtu bëri thirrje për vaksinim.
Komunikata e plotë:
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministri Arsim Berisha dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizitoi në orët e mbremjës Klinikën e Infektivës dhe Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ku nga drejtuesit e këtyre klinikave dhe ekipet kujdestare u njoftua për punën aty dhe trajtimin e rasteve me COVID-19.
Ministri Latifi i falënderoi mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë në trajtimin e të prekurve nga COVID-19 dhe u njoh me ecurinë e rasteve që po trajtohen aty.
Nga dr. Arben Vishaj, drejtoir i Infektivës u njoftua se brenda 24 orëve të fundit në këtë klinikë ka pasur shtatë raste të pranuara me COVID-19 dhe gjashtë të shëruar, derisa nga 54 pacientë sa aktualisht janë në këtë klinikë, katër prej tyre janë në mjekimin intensiv.
Në Klinikën e Pediatrisë, drejtoresha Violeta Grajçevci Ukaj tha se për momentin në klinikë janë duke u trajtuar 4 fëmijë me COVID-19 dhe se personeli është I organizuar për të menaxhuar rastet.
Ministri Latifi tha se puna e profesionistëve shëndetësor është një shembull i përkushtimit për ta menaxhuar sa më mirë çdo rast me COVID-19 dhe bëri thirrje popullatës që të vaksinohen dhe t’i zbatojnë masat në fuqi me qëllim që punë e mantelbardhëve të lehtësohet./arbresh.info/
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...