Katër drejtorë të klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ai Neurologjisë, Psikiatrisë, Onkologjisë dhe Pulmologjisë, kanë raportuar para anëtarëve të Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi.
Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.
“Mbledhjen e dyzet e katërt të Bordit Drejtues të ShSKUK-së, e hapi i autorizuari për të kryesuar këtë mbledhje, Enver Gashi. Ai, fillimisht ka falënderuar drejtorët e klinikave që i janë përgjigjur ftesës së Bordit Drejtues të ShSKUK-së, për të raportuar në lidhje me punën e realizuar gjatë vitit 2023 nga këto klinika, por edhe për sfidat dhe punët që planifikohen të realizohen”, thuhet në njoftim.
Pas paraqitjes së raporteve të punës, anëtarët e Bordit Drejtues, shprehen interesimin e tyre për çështje specifike që kanë për qëllim zgjerimin e kapaciteteve dhe punëve në këto klinika, por edhe avancimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim
Në fund të takimit, anëtarët e Bordit Drejtues, vizituan disa nga hapësirat ku punohet në këtë klinika, duke u njohur për së afërmi me punën që po bëhet./Arbresh.info/
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...