Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati ka thënë se pritjet janë që këtë javë të përfundojë regjistrimi i popullsisë në të gjitha komunat e Kosovës.
Aktualisht nuk kemi ndonjë kërkesë zyrtare nga ndonjë komunë apo grup për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.
Mirëpo siç tha ai, janë duke u përgatitur disa shkresa që sot pritet me u dorëzu nga disa komuna për shtyerje të regjistrimit.
“Në fakt është një shkresë që na ka ardhur javën e kaluar nga nëj komunë që ka kërkuar që nëse ne ndoshta nevojitet për mu shty. Sipas disa informacioneve janë përgatitur disa shkresa që sot pritet më na u dorëzu nga disa komuna që kërkojnë me u shty për disa ditë regjistrimi i popullsisë.”, tha ai.
Sipas tij, në aspektin statistikor shtyerja e regjistrimit të popullsisë nuk paraqet sfidë.
Ai premtoi se kërkesat do të shqyrtohen me vëmendje.
“Do të shikojmë nëse ka ndonjë bazë, ndonjë arsye të mirë për tu shtyer”, tha Kastrati.
Ndërkaq, bëri të ditur se pajisjet për regjitrim kanë punuar mirë./Arbresh.info/
Numërohen mbi 30% të votave, VV shkon mbi 40%
Hamza falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje: Ham...
Pacolli: Rezultatet e para janë fantastike, faleminderit pop...
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...