Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se ndjehet i tronditur dhe me mllef për vrasjen mizore të gruas nga Kamenica nga bashkëshorti i saj.
Ai tha se edhe personalisht dhe si institucion lokal është në mbrojtje të jetës së qytetarëve, sidomos të grupeve të cenuara.
“Nuk ka tronditje më të madhe sesa të dëgjosh për vrasje në martesë. Aty ku njeriu do të duhej ta gjente sigurinë më të madhe, mirëkuptimin më të lartë e dashurinë…kur aty ndodhë vrasja…është ferri vet. Ndjehem thellësisht i tronditur, i dëshpëruar e me mllef në lidhje me një ndodhi të pazakontë për Kamenicën, ku një gruaje i është marrë jeta në mënyrën më mizore nga bashkëshorti”.
“Dhuna në familje është rezultat i rrethanave të shumta, mirëpo problemi ende qëndron në mungesën e seriozitetit në trajtimin e kësaj dukurie. Kemi dështuar si shoqëri të bëjmë mjaftueshëm për ta dënuar këtë dukuri e luftuar faktorët që çojnë tek ky problem. Kjo duhet të na turpërojë e alarmojë”.
“Ngjarja e sotme është një akt i papranueshëm të cilin e dënoj fuqishëm! Si Qëndron dhe si institucion mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të dinjitetit, të drejtës së jetës dhe gëzimit të saj nga të gjithë, e veçanërisht grupeve të cenuara. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës!”./lajmi.net/
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...