Kastrati, krenar me vullnetarët në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’

qendron kastrati
14:45 | 15 Qershor 2020
V. S.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është shprehur krenar me mjekët dhe infermierët vullnetarë të kësaj komune.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se disa mjekë dhe infermierë të kësaj komune në mënyrë vullnetare i kanë dalë në ndihmë stafit mjekësor në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Postimi i plotë:

Mjekë e infermierë, vullnetarë në pikën kufitare?‍⚕️?‍⚕️❤️

Këta janë doktorët e infermierët vullnetarë, që po i dalin në ndihmë stafit mjekësor të QKMF-së në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”??. Disa në ndërrim të mëngjesit e disa në atë të natës, por gjithmonë plot vullnet e energji për punën.?

Po e ritheksoj edhe njëherë që jam shumë krenar me kuadrot e Kamenicës sepse përpos profesionalizmit, janë humanë e solidarë.

Shqiponjë, Fisnik, Erolind, Vlerë, Granit, Qendrim, Qemajl, Edonis, Blinerë e Jetmir, faleminderit për kontributin që jepni në këtë periudhë pandemie, pa kërkuar asgjë në këmbim.??

Ju lutem që ta vazhdoni kujdesin për veten, rrethin e familjen tuaj. Mos shtrëngoni duart e pastrojini vazhdimisht me sapun!.

Fotografia e Qëndron Kastrati

Fotografia e Qëndron Kastrati

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme