Karvani i vaksinimit kthehet në Prishtinë

07:26 | 25 Janar 2023

Pas një fillimi të mbarë dhe të suksesshme të vaksinimit në disa komuna “Karvani i vaksinimit” kthehet prapë në Prishtinë, aktivitet ky njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky aktivitet i organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-së, synon të promovojnë vaksinimin kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal, si mënyrën më efektive dhe më të dobishme për të parandaluar këto dy sëmundje dhe mbrojtur qytetarët nga format e rënda të tyre, thuhet në njoftim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale