Kardiologët pezullojnë punën

16:47 | 28 Janar 2016
M. A.

Pasi morën vesh që Prokuroria e Shtetit ka zgjeruar hetimet ndaj mjekëve(kardiologë), nën dyshimin që kanë kryer vepra kanë manipuluar me pacientë duke i rekomanduar ata që të shkojnë në spitale private për vendosjen e stentave, kardiologët e QKUK-së, siç edhe paralajmëruar, sot pezulluan punën.

Kardiologët vendosën që sot të trajtojnë vetëm rastet emergjente. Greva e tyre pritet të marrë fund pasi Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës të jetë takuar edhe me ministrin e Drejtësisë dhe Shëndetësisë, për të trajtuar çështjen e hetimeve, për të cilën kardiologët kërkojnë që mos të përgjithësohet.

Takime të shumta u zhvilluan sot me protagonistët e kësaj çështje. Edhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi priti në takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, që kanë nisë në vitin 2014, lidhur me rastin “Stenta”, prokuroria ka zgjedhur hetimin edhe për disa mjek tjerë kardiolog, por jo për të gjithë kardiologët në Kosovë.

“Lidhur me rastin “Stenta” për të cilin kanë filluar hetimet në vitin 20 14, kryeprokurori Lumezi njoftoi se në bazë të provave të siguruara gjatë fazës së hetimeve, prokuroria ka zgjeruar hetimin edhe për disa të dyshuar të tjerë. Në ketë rast bëhet fjalë për disa mjek kardiolog e jo për të gjithë kardiologët në Kosovë dhe për disa persona juridik, të cilët dyshohen së kanë kryer vepra penale. Kryeprokurori Lumezi gjithashtu njoftoi se Prokuroria do të ftoj të gjithë mjekët e dyshuar, që janë të përfshirë në hetime, që të japin deklaratat e tyre, të sqarojnë dyshimet që iu vihen në barrë dhe për të paraqitur mbrojtjen e tyre lidhur me ato dyshime”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërsa në njoftimin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë thuhet se hetimet kanë të bëjnë vetëm me mit-marrje, dhe se greva do të vazhdojë deri në takimin me ministrin e Drejtësisë, atë të Shëndetësisë, Bordin e ShSKUK-së dhe drejtorin e përgjithshëm të spitalit.

“Njoftojmë opinio nin e gjerë se pas këtij takimi nuk janë duke u hetuar të gjithë kardiologët por një pjesë e mjekëve të profileve të ndryshme si dhe disa persona juridik, po ashtu, mjekët nuk akuzohen për mos-ofrim të shërbimeve shëndetësore dhe referim të tyre në institucione të tjera shëndetësore(gjë të cilën e kanë bërë në përputhje me udhëzimin administrativ të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë),por hetimet kanë të bëjnë me mitmarrje”, thuhet në njoftim.

Sindikata ka insistuar që të mos bëhen publike emrat e punëtorëve shëndetësorë që janë nën hetime derisa të merret vendimi i formës së prerë, nga ana e gjykatës.

Një tjetër takim që u mbajt sot ishte ai i bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.

Nga ky takim, doli një qëndrim i cili flet për gatishmërinë e bordit që të pranojnë punën e prokurorisë për të qartësuar çështjen.

Shemsi Veseli, zëvendëskryesues i bordit, tha se do t? ? dënojnë rëndë gjithë ato raste për të cilat do të nxjerrën prova për mos-kryerje të detyrës ashtu siç është i obliguar, por kjo çështje nuk duhet të përgjithësohet.

“Bordi mirëpret gatishmërinë e prokurorisë për të qartësuar gjërat, për të mos u njollosur të gjithë kardiologët dhe mantel0bardhët . Bordi drejtues është shumë decidiv ata persona që prokuroria ka dëshmi dhe dëshmon që janë të futur në dukuri negative të mitos dhe gjëra tjera. Absolutisht bordi i gjykon plotësisht dhe e përkrahë Prokurorinë dhe gjyqësinë në këtë rast që të ndiqen dhe të dënohen kolegët tanë që janë zhytë në dukuri negative. Por jo të përgjithësohen dhe mos të definohen se a është çështja për trajtimin e pandërgjegjshëm të pacientit, apo është në pyetja mit-marrja. Nëse kemi të bëjmë me mit-marrje, norma lisht që edhe në bazë të gjyqësisë që janë të pavarur, ne i përkrahim dhe nuk përzihemi në punë të tyre”, tha Veseli.

Ai tha se Bordi ka kërkuar nga drejtori Curr Gjocaj, që të ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejtë të normalizohet puna, në shërbime joemergjente, puna për të cilat aktualisht janë pezulluar.

Ai shtoi se asnjë pacient nuk ka pësuar si rezultat i këtij pezullimi. Këtë e thanë edhe vet pacientët.

Ata u shprehën të shqetësuar për gjendjen e krijuar në Klinikën e Kardiologjisë.

 

“Absolutisht jo nuk e kemi ndi mungesën, mjeku kujdestar kanë qenë non stop, bile ai që më ka operu ka qenë non stop nja 5-6 herë gjatë natës. Edhe në mëngjes dy mjekë ma dhanë një injeksion këtu, na kanë pyet a keni ndonjë problem apo jo. Kështu që çdo gjë është në rregull”, tha pacienti Ilaz Fejzullahu.

Edhe Rexhep Haxhiu, i shtrirë në këtë Klinikë, u shpreh mjaft i kënaqur me shërbimin që po merr nga mjekët kujdestarë, pavarësisht pezullimit të punës.

 

Jo grevën jo, leni grevat, grevat i bëni ju ….me pacient greva nuk ka. Qata mjek të grevës janë kanë. Qe i kemi qitu me mjek me shërbyes me këta pastrues me krejt. Ndrysh nuk bën”, tha ai.

Në fillim të kësaj jave, kardiologët e QKUK-së, të përkrahur edhe nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, vendosën që sot të bojkotojnë punën dhe të shërbejnë vetëm rastet emergjente.

Siç ata deklaruan, zgjerimi i hetimeve në rastin “Stenta”, pa ditur emrat e mjekëve të dyshuar, po konsiderohet presion mbi punën e tyre.

E shqetësuar në lidhje me këtë gjendje është shprehur edhe Ministr ia e Shëndetësisë.

Nëpërmjet një komunikate kjo Ministri konsideron se Klinika e Kardiologjisë është një prej shërbimeve të cilës është duke iu kushtuar vëmendje e veçantë dhe në këtë fushë vlerëson se janë realizuar të arritura të mëdha sidomos në vitin e fundit si në vëllim ashtu edhe në cilësi të shërbimeve shëndetësore.

“MSh nuk ndërhyn në punën e organeve të drejtësisë, ndërsa thekson nevojën e ruajtjes së dinjitetit personal dhe kolektiv të punonjësve shëndetësor. Duke e vlerësuar punën profesionale të kardiologëve kosovarë, MSh kërkon që në pajtueshmëri me obligimet dhe përgjegjësitë profesionale, të mos lejohet cenimi i shërbimeve shëndetësore dhe rrezikimi i shëndetit të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale