Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi është kapur në tentim vjedhje në stacionin e autobusëve në Vushtrri.
Sipas raportit të PK-së, i ishte kapur duke vjedhjë pjesë metalike nga kulmi i objektit të stacionit.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është zënë në flagrancë duke kryer vjedhje të pjesëve metalike nga në çatia e stacionit të autobusëve. Si dëshmi materiale janë sekuestruar një palë gërshërë për prerjen e metalit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...