Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici një person në Ferizaj

09:19 | 2 Prill 2026
E.G

Një rast i kontrabandës me emigrantë është raportuar në fshatin Babush të Ferizajt.

Sipas raportit të policisë, një i dyshuar është shoqëruar në stacion policor pasi gjatë kontrollit të kamionit të tij, në rimorkio janë gjetur shtatë meshkuj shtetas të huaj.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, shtetasit e huaj janë dërguar dhe akomoduar në qendrën e pritjes për emigrantë.

Shpërndaje në rrjete sociale