Mbrëmjen e të premtes, me rastin e një kontrolli të bërë në autostradën A8, në afërsi të vendkalimit kufitar në mes të Austrisë dhe Gjermanisë, në Piding, policia ka kapur një shtetas 48 vjeçar nga Kosova me një makinë Opel Corsa, të regjistruar në Ulm, Gjermani.
Ngasësi i makinës, i cili sipas asaj që ka deklaruar, është shtetas kosovar që jeton prej më shumë se 20 vitesh në Gjermani, policëve u ka dhënë një pasaportë dhe një patentëshoferi të Sllovenisë. Policët kanë konstatuar menjëherë se patenta e shoferit është e falsifikuar, shkruan trauensteinertagblatt.de.
Pas ushtrimit të padisë ndaj tij për falsifikim dokumentesh, makina i është dhënë për ta vozitur një personi tjetër që ndodhej në të dhe i cili kishte patentëshoferi të vlefshme.
Por vazhdimi i rrugës është shtyrë pasi që, gjatë kontrollimit të kuletës së shoferit të parë është gjetur edhe një patentë tjetër e falsifikuar shoferi nga Sllovenia, trasmeton albinfo.ch. Kjo ishte në emër të bashkëshortes së të përmendurit. Ndërkohë është konfiskuar edhe ky patentëshoferi ndërsa ndaj shoferit të parë është iniciuar një procedurë hetimore për sigurim të dokumenteve të falsifikuara.
Megjithëse gruaja e tij nuk ndodhej në makinë, edhe ajo duhet të përgjigjet për sigurim të dokumentit të falsifikuar.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...