Dogana e Kosovës ka identifikuar mallra të pa deklaruara në vlerë monetare 15 mijë euro në pikën kufitare në Vërmicë.
Në veturën e tipit Volkswagen janë gjetur thasë me mallra komerciale.
“Bazuar në analizën e rrezikut dhe procedurat standarde të kontrollit, është kryer kontrolli fizik i automjetit, gjatë të cilit janë zbuluar disa thasë të mbushur me mallra të natyrës komerciale, të cilat nuk ishin deklaruar pranë Doganës së Kosovës. Vlera e përafërt e mallrave të zbuluara vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro”, njofton Dogana.
Gjatë intervistimit nga zyrtari doganor, drejtuesi i automjetit është pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare për t’i deklaruar pranë autoriteteve doganore, mirëpo ai ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur.
“Në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, mallrat janë ndaluar përkohësisht në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, ndërsa ndaj rastit janë iniciuar procedurat administrative përkatëse, me qëllim të përcaktimit të përgjegjësisë dhe ndërmarrjes së masave të parapara me ligj”, vazhdon njoftimi.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...