Të arrestuarit në lidhje me drogën e gjetur (60 kilogramë) janë një 35-vjeçar kosovar dhe një 41-vjeçar shtetas turk.
Hetuesit doganorë nga Hanoveri kanë kapur afërsisht 60 kilogramë marijuanë me një vlerë tregu prej rreth 600,000 €. Zyrtarët zbuluan drogën në një dërgesë me origjinë nga Spanja dhe destinacion Bremenin në fund të javës së kaluar, njoftoi zyra e hetimit doganor.
Lënda narkotike ishte e paketuar në disa kuti, të deklaruara si produkte industriale, sipas dpa-infocom.
Të premten, zyrtarët policorë arrestuan dy të dyshuar për kontrabandë droge në lagjen Woltmershausen të Bremenit.
Burrat e arrestuar janë një 35-vjeçar kosovar dhe një 41-vjeçar shtetas turk. Të dy dyshohet se janë të lidhur me dërgesën e drogës. Njëkohësisht, policët kontrolluan tre apartamente në Bremen dhe sekuestruan “prova të shumta” të cilat, sipas zyrtarëve doganorë, tregojnë se të dy personat po merreshin me tregti me kanabis.
Një njësi speciale doganore u përfshi gjithashtu në operacion./Albinfo.ch
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot
Max Allegri në “radarin” e Real Madridit
Trump: Pas Iranit, radhën e ka Kuba